“Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Evropë

“Pengmarrja” e emigrantëve, gjykata shfajëson ish-ministrin Salvini

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:27
Matteo Salvini

Kreu i ekstremit të djathtë në Itali, Matteo Salvini nuk duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e pengmarrjes së një grupi emigrantësh, duke mos lejuar zbarkimin e tyre. Vendimi është dhënë ditën e premte në një gjyqtar i qytetit sicilian të Katanias.

Çështja lidhet me një incident të verifikuar në korrik të 2019-s, kur Salvini, asokohe ministër i Brendshëm, bllokoi për 6 ditë mbi 100 persona në bordin e anijes “Gregoretti”, teksa priste që shtetet anëtare të BE-së të binin dakord për ndarjen e tyre.

Rasti në fjalë ngjason me një tjetër hetim të kryer nga prokuroria e Palermos, për emigrantët që u mbajtën në një tjetër anije, rreth 1 muaj nga rasti i Katanias.

Por me një vendim ndryshe, gjyqtarët palermitanë vendosën muajin e kaluar që Salvini të përballet me procesin gjyqësor, ku nëse shpallet fajtor mund të dënohet me 15 vjet burg.

“Nëse nuk ka pasur pengmarrje në Katania, përse duhet të ketë pasur në Palermo”, deklaroi Salvini për gazetarët pas vendimit të së premtes.

Gjyqi në kryeqendrën siciliane pritet të nisë më 15 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat