Fundjava pa kufizime, në Gjermani hapen klubet e natës, në Rumani shërbesat fetare

Evropë

Fundjava pa kufizime, në Gjermani hapen klubet e natës, në Rumani shërbesat fetare

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Disa klube nate në Berlin filluan të prisnin njerëzit në hapësirat e jashtme gjatë fundjavës, teksa industria përpiqet të rifitojë terren pas mbylljes së gjatë për shkak të pandemisë.

Sidoqoftë, kultura e klubeve është ende në pritje të rigjallërimit.

Ndërkohë, mbi 35 mijë pelengrinë katolikë në Rumani u mblodhën në një objekt të shenjtë për procesionaren shekullore, që u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Shërbesa, e kryer në lokalitetin Sumuleu Ciuc, në rajonin e Transilvanisë, i dedikohet virgjëreshës Mari dhe daton më shumë se 450 vjet më parë.

Një shëtitje në “maratonën e vaksinimit” u ngrit pranë Kishës Françeskane për ata që dëshironin të merrnin dozën e parë.

Mes atyre që përveshën mëngët për t’u vaksinuar ishte edhe një murg françeskan, i cili ishte prekur nga coronavirusi vitin e kaluar.

“Isha në spital sepse kisha COVID dhe nuk më pëlqeu aspak si eksperiencë. Gjithashtu, humba shumë njerëz për shkak të virusit”, u shpreh Csaba Botje, murg françeskan në Rumani.

Franca kaloi fundjavën e parë me kufizime të lehtësuara, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spitale ra nën 20 mijë.

Sidoqoftë, rreziku mbetet i pranishëm në Bordo, ku autoritetet po përshpejtojnë procesin e vaksinimit pasi 50 persona rezultuan pozitivë ndaj një mutacioni shumë të rrallë të COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat