​Studimi i fundit: Gjermanët duan t’i mbajnë maskat edhe pas pandemisë

Evropë

​Studimi i fundit: Gjermanët duan t’i mbajnë maskat edhe pas pandemisë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:50
Foto Ilustrim

Sipas një sondazhi, një përqindje mjaft e lartë e gjermanëve dëshirojnë të vazhdojnë të mbajnë maska për të mbrojtur veten nga sëmundjet, edhe pas pandemisë së koronavirusit.

Nga pesë mijë persona të intervistuar nga instituti kërkimor ”Civey”, 44,7 përqind e qytetarëve ishin në favor të vazhdimit të mbajtjes së maskave, ndërsa 41,9% thanë se do të preferonin të hiqnin atë.

Masat mbrojtëse kundër COVID-it, përfshirë bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe larjen e shpeshtë të duarve, kanë ndikuar në rënien e numrit të rasteve me këtë virus. Këto masa po cilësohen si efektive edhe në parandalimin e sëmundjeve të tjera, të transmetueshme.

Sipas studimit të kryer nga “Civey”, rezulton se të moshuarit preferojnë më shumë bartjen e maskave, në raport me të rinjtë.

Mbi 54 përqind e të intervistuarve mbi moshën 65 vjeçare kanë thanë se duan të vazhdojnë me mbajtjen e maskës për të parandaluar përhapjen e viruseve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat