100 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit nga Britania e Madhe për vendet e varfëra

Evropë

100 milionë doza të vaksinave kundër coronavirusit nga Britania e Madhe për vendet e varfëra

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 10:49
Boris Johnson

Ndër temat kryesore gjatë takimit mes kryeministrit britanik, Boris Johnson dhe presidentit amerikan, Joe Biden në Cornwall është pandemia e coronavirusit.

Përpara bisedimeve, Johnson deklaroi se Britania do të fillojë t’iu dhurojë vaksina kundër COVID-19 vendeve të varfra.

“Më shumë se 100 milionë doza të tepërta do t’i dorëzohen vitit të ardhshëm”, thotë ai, raporton bbc.

Ai ndjek një premtim të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili kishte pohuar ditë më parë se Amerika do t’iu dhurojë 92 vendeve gjysmë miliardë doza të vaksinave Pfizer.

Pesë milionë dozat e para, Britania do t’i jep në fund të muajit shtator gjersa 25 milionë të tjera deri në fund të vitit.

“Si rezultat i suksesit të programit të vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, ne tani jemi në gjendje të ndajmë disa nga dozat tona të tepërta me ata që kanë nevojë për to. Duke vepruar kështu, ne do të bëjmë një hap masiv drejt mposhtjes së kësaj pandemie”.

Ai shpreson se edhe kolegët pjesëmarrës të Samitit të G7, i cili fillon sot, “do të bëjnë premtime të ngjashme në mënyrë që, së bashku, të mund të vaksinojmë botën deri në fund të vitit të ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat