“Vrasja e tij do të shkaktonte...”/ Zbulohet kush e përgjonte presidentin serb

Evropë

“Vrasja e tij do të shkaktonte...”/ Zbulohet kush e përgjonte presidentin serb

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 09:53
Aleksandar Vuçiq

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin deklaroi se ka emrin dhe mbiemrin e personit që urdhëroi përgjimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër. 

Vulin tha se të dhëna e përpiluara  u dorëzuan në zyrën e prokurorit, i cili pritet që të veprojë. Kur u pyet se kush është kaq i guximshëm sa për të përgjuar presidentin, Vulin shtoi se bëhej fjalë për një “operacion” të mirë koordinuar. Po ashtu, si shtoi se kush përplaset me mafian dhe me fuqi të mëdha, mund të ketë sulme fatale.

“Nëse “klani i kafesë” (nënkupton mafian) ka në dispozicion qindra miliona euro, pse mendoni se një milion tjetër nuk do të shpenzohen në mbrojtjen e atyre parave?  Nëse vrisni Vuçiç, shkaktoni paqëndrueshmëri themelore politike brenda Serbisë, mundësi konfliktesh dhe paqëndrueshmëri në Ballkan,”-duke nënkuptuar kështu që urdhëri për përgjimin e kreut të shtetit mund të ketë ardhur nga jashtë vendit.

Më tej, Vulin deklaroi se Vuçiç është një njeri shumë i vështirë për të bashkëpunuar kur bëhet fjalë për sigurinë e tij personale, dhe se ai vazhdimisht thotë se dëshiron të flasë me njerëzit, duke rrezikuar vetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat