835 raste të reja me COVID dhe 22 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

Evropë

835 raste të reja me COVID dhe 22 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 835 raste të reja me COVID, prej të cilëve 397 në Atikë, 112 në Athinë dhe 68 në Selanik.

Mediat greke bëjnë me dije se 22 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shtetin fqinj në 12 465 në total.

Ndërkohë numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 343.

Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 98 pacientë të rinj, të infektuar me COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat