AstraZeneca/ Del autopsia e 18-vjeçares në Itali: Hemorragji cerebrale

Evropë

AstraZeneca/ Del autopsia e 18-vjeçares në Itali: Hemorragji cerebrale

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:31
Camilla Canepa

Rezultatet e autopsisë tregojnë se 18-vjeçarja italiane Camilla Canepa humbi jetën për shkak të një hemorragjie cerebrale. Adoleshentja humbi jetën javën e shkuar, rreth dhjetë ditë pasi ishte vaksinuar me AstraZeneca.

Hetimet për vdekjen e Camilla-s vijojnë. Prokurorët kanë pyetur prindërit e të resë për të pasur mundësinë e ndërtimit të një historie klinike të 18-vjeçares.

Autopsia e kryer nga mjekët Luca Tajana dhe Franco Piovella nuk ka sqaruar ende se çfarë e shkaktoi hemorragjinë cerebrale. Po ashtu, prindërit e saj janë pyetur nëse vajza vuante nga ndonjë sëmundje autoimune.

Ndërkohë në Sestri Levante po përgatitet që t’i japë lamtumirën e fundit 18-vjeçares. Kujtojmë se Italia ka vendosur që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca t’u bëhet vetëm personave që janë mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat