Gazetari i CNN e vë në siklet Putinin, ja çfarë e pyeti

Evropë

Gazetari i CNN e vë në siklet Putinin, ja çfarë e pyeti

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 10:36
Vladimir Putin

Salla e shtypit në Gjenevë gjatë takimit të presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit Joe Biden përjetoi një moment tensioni me një pyetje të korrespondentit Matthew Chance për tre çështje që mbajnë të interesuar komunitetin ndërkombëtar.

Pas takimit të tij me presidentin e SHBA-së Joe Biden në Gjenevë, takim i cili zgjati rreth katër orë, presidenti rus Vladimir Putin ishte i pari që dha një konferencë për shtyp, ku ai u përball me pyetje të vështira nga një gazetar nga rrjeti amerikan CNN.

Reporteri britanik Matthew Chance e filloi fjalinë e tij me një interes për tonin e bisedës së Putinit me Biden, por më pas pyetjet e tij u bënë shumë më të theksuara. “A jeni zotuar të ndaloni kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara? A premtuat të ndaloni kërcënimin e sigurisë së Ukrainës? A keni premtuar të ndaloni shtypjen e opozitës në Rusi”? e pyeti gazatari i CNN presidentin rus Putin.

Putini e filloi përgjigjen e tij duke vërejtur se dialogu me Biden ishte i lirë dhe se ishte “shumë konstruktiv”. Dhe pastaj, megjithëse ai tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të “fillonin konsultime” mbi sigurinë kibernetike sepse është “jashtëzakonisht e rëndësishme”, udhëheqësi i Kremlinit devijoi fokusin e pyetjes dhe pretendoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kryer më shumë veprime të tilla si sulme kibernetike sesa rusët.

“Administrata amerikane, nuk dua të them se cili organ është, por burimet amerikane pretendojnë se shumica e sulmeve kibernetike në botë ndodhin në të vërtetë në hapësirën kibernetike amerikane. Vendi i dytë është Kanada, dhe i treti Mbretëria e Bashkuar. Në atë listë të vendeve, hapësira kibernetike më e prekshme nuk është e jona”, tha Putin pa dhënë përgjigje në pyetjet e tjera të bëra nga Chance.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat