20 vdekje dhe 394 infektime të reja në Greqi

Evropë

20 vdekje dhe 394 infektime të reja në Greqi

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

394 persona janë infektuar me covid-19, në të gjithë Greqinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, ku raportohet se po ashtu gjatë 24 orëve të fundit  kanë humbur jetën 20 pacientë të infektuar me koronavirus.

Nga ana tjetër, raportohet se 301 pacientë janë në intubim.

Një total prej 12,534 vdekjesh është raportuar që nga fillimi i pandemisë në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat