Për herë të parë pas 90 vjetësh, një klerik hebre bëhet pjesë e ushtrisë gjermane

Evropë

Për herë të parë pas 90 vjetësh, një klerik hebre bëhet pjesë e ushtrisë gjermane

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:52
Zsolt Balla

Rabini i shtetit gjerman të Saksonisë, Zsolt Balla, do të bëhet kleriku hebre i ushtrisë gjermane.

Sipas një deklarate nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, me emërimin e Ballas, një klerik ushtarak hebre do të rikthehet në Gjermani për herë të parë pas rreth 100 vjetëve.

”Përurimi ceremonial do të zhvillohet më 21 qershor në sinagogën e Lajpcigut”, njoftoi ky këshill.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe presidentit të këshillit qendror, Josef Schuster, Bundestagu miratoi emërimin e klerikëve hebrenj për ushtrinë në maj të vitit 2020.

“Me emërimin e rabinëve ushtarakë, ne po vazhdojmë një traditë të vjetër dhe në të njëjtën kohë po hapim një kapitull të ri”, tha Schuster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat