Një martesë toksike, zbulohen detaje nga ditari i Caroline Crouch

Evropë

Një martesë toksike, zbulohen detaje nga ditari i Caroline Crouch

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 21:19
Caroline Croach

Shënimet e ditarit tronditës nga Caroline Croach, e cila u vra nga bashkëshorti, janë zbuluar në dosjet e policisë.

Babis Anagnostopulos, e mbyti për vdekje partneren e tij dhe më pas organizoi një mashtrim të hollësishëm, duke e bërë të dukej si vrasje nga një grabitës.

Në përpjekje për t’i bërë gënjeshtrat e tij të dukeshin më të besueshme, ai mbyti edhe këlyshin Husky, që ishte pjesë e familjes.

Pas tetë orësh marrje në pyetje policore, Anagnostopoulos rrëfeu dhe tha se ai gënjeu sepse nuk donte që vajza e tyre 11-muajshe Lydia të rritet pa prindër.

Shënimet e ditarit të Crouch tregojnë anën problematike dhe toksike të çiftit, raporton amna.gr.

Ajo shkruante: “Unë u zura përsëri me të. Këtë herë ishte serioze.”

“Unë e godita, e mallkova dhe ai theu derën.”

“Gjithçka që dëshiroja ishte që ai të më pyeste se si jam kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur.

“Po mendoj të largohem. Po mendoj të shkoj te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babin.”

"Unë e dua atë aq shumë sa nuk mund ta lë atë edhe pse kjo marrëdhënie po më dhemb".

Kur ishte shtatzënë me Lidia-n në vitin 2019, Caroline shkroi: «Natën e kaluar ne debatuam sepse kisha një shqetësim për shkak të hormoneve të mia.

"Unë i bërtita dhe i thashë se nuk dua fëmijën tonë ...

“Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur, e di që ai kurrë nuk do ta lëndonte foshnjën tonë.

"Dashuria ime për të është më e fortë se çdo gjë në botë".

Më 3 korrik 2020, kur vajza e saj Lydia ishte një muajshe, Caroline shkroi: "Sot e vogla ime është një muajshe - është gjithashtu dita kur i thashë Babit që dua të largohem ... Ndihem shumë keq".

Policia ishte në gjendje të zbulonte gënjeshtrat e bashkëshortit të saj, pasi të dhënat e mbledhura nga një gjurmues fitnesi në kyçin e dorës së Crouch, treguan se zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri para se të ndodhte ndërhyrja e pretenduar nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat