​KE, 191.5 miliardë euro për rikuperimin e Italisë

Evropë

​KE, 191.5 miliardë euro për rikuperimin e Italisë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:50
Pamje nga takimi

Komisioni Evropian (KE) ka dhënë sot “dritën jeshile” për ndarjen e 191.5 miliardë euro për rimëkëmbjen e Italisë.

Zyrtarët evropianë thanë se ky është një hap i rëndësishëm i BE-së për të disbursuar 68.9 miliardë euro në grante dhe 122.6 miliardë euro në kredi nën Facilitetin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF).

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen tha se me këtë do të ndihmohet Italia për të rikuperuar ekonominë e saj të prekur nga pasojat e pandemisë.

“Sot, Komisioni Evropian ka vendosur t'i japë dritën e tij të gjelbër planit të Italisë për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë prej 191.5 miliardë eurosh. Kjo do të ndihmojë në rindërtimin e ekonomisë italiane dhe përgatitjen e saj për të ardhmen. Ne do të qëndrojmë pranë jush”, tha ajo.

Ky financim do të mbështesë zbatimin e masave thelbësore të investimeve dhe reformave të përshkruara në planin e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së Italisë që të dalë më e fortë nga pandemia e COVID-19.

Plani përfshin masa për të kontribuar në qëndrueshmërinë e financave publike, rritjen e qëndrueshmërisë në sektorin e kujdesit shëndetësor, përmirësimin e efikasitetit të politikave aktive të tregut të punës dhe në arsim.

Plani pritet gjithashtu të rrisë investimet me synimin për të ulur pabarazitë rajonale, për të rritur efektivitetin e administratës publike dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të hequr pengesat në konkurrencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat