Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

Evropë

Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:30
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Bashkimit Evropian i duhet një qasje më e unifikuar për rregullat e udhëtimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e versionit Delta të koronavirusit, tha më 24 qershor, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

"Pas asnjë dyshim jemi të shqetësuar me variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve pas mbërritjes në Bruksel për të marrë pjesë në një samit të BE-së.

Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive.

Më 23 qershor, Merkel i tha parlamentit gjerman se ajo dëshiron që edhe vendet tjera evropiane t’iu kërkojnë udhëtarëve nga vendet me nivele të larta të të infektuarve me variantin Delta që të hyjnë në karantinë. Këtë masë e zbaton Gjermania ndaj udhëtarëve nga Britania e Madhe.

"Nëse vini nga Britania e Madhë në vendin tonë duhet të hyni në karantinë, por kjo masë nuk zbatohet në gjitha vendet evropiane. Unë do të dëshiroja që të gjitha ta kenë këtë rregull", tha Merkel./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat