Greqia në alarm/ Varianti “Delta” bën bashkë ekspertët në mbledhje të jashtëzakonshme

Evropë

Greqia në alarm/ Varianti “Delta” bën bashkë ekspertët në mbledhje të jashtëzakonshme

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 16:25
Ilustrim

 Varianti “Delta” ka shkaktuar alarm në Greqi kohët e fundit ku po përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe në lidhje me këtë gjë autoritetet greke do të organizojnë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mediat greke raportojnë se ka 1 orë që ka filluar mbledhja me ekspertët më të mirë shëndetësorë, ku presidenti i EODY, Panagitiotis Arkoumaneas, deklaroi se rastet e mutacionit “Delta” deri tani janë shfaqur në Athinë, Kretë dhe Korinth. Deri tani janë konfirmuar 20 raste me këtë mutacion në Kretë.

Arkoumaneas theksoi se deri në fund të Gushtit mutacioni i tipit “Delta” do të jetë përhapur më shumë në Greqi ndërsa alarmi është për ata që nuk janë vaksinuar ende. Ai tha se ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga ky variant.

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, ku mendohet se ka kontribuar në numrin jashtëzakonisht të lartë të rasteve gjatë valës së dytë të vendit të COVID-19. Që nga 14 qershori u përhap në 74 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i OBSH-së për Evropën ka paralajmëruar se “Delta” është “gati të zërë vend në rajon”, pasi shumë vende përgatiten të lehtësojnë kufizimet dhe të lejojnë më shumë tubime shoqërore dhe të udhëtojnë përtej kufijve. Që nga 14 qershori, varianti “Delta” përbënte 10% të rasteve në SH.B.A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat