Frika nga varianti Delta, Portugalia rivendos karantinën

Evropë

Frika nga varianti Delta, Portugalia rivendos karantinën

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Turistët gjermanë përpiqen të gjejnë fluturime për t’u kthyer sa më shpejt nga Portugalia, përpara se në këtë shtet të rifillojnë kufizimet e karantinës.

Nga e marta, vetëm qytetarët e Gjermanisë do të kenë mundësi të udhëtojnë nga destinacioni popullor i pushimeve, ku është vënë re një rritje e të infektuarve me variantin Delta.

Ata që lejohen të hyjnë do të duhet të karantinohen për dy javë, pavarësisht nëse kanë një test negativ Covid-19.

Po ashtu, Rusia po lufton me një rritje të infeksioneve që mendohet se nxiten nga varianti Delta. Të dielën, Moska regjistroi nivelin më negativ të përditshëm të vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e të infektuarve ka shtuar thirrjen për më shumë vaksinime.

Ndërkohë, Danimarka ka raportuar rastin e saj të parë të variantit Delta plus, i cili është një mutacion i mëtejshëm i virusit, por shkencëtarët thonë se testet paraprake tregojnë se doza të dyfishta të një vaksine anti-COVID krijojnë mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat