Zjarr i madh në pyll, Qipro thirrje BE për ndihmë

Evropë

Zjarr i madh në pyll, Qipro thirrje BE për ndihmë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 07:35
Pamje nga flaket e rena ne Qipro

Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të trajtuar një zjarr të madh, të cilët autoritetet e kanë quajtur si më e keqja në historinë e vendit.

Zjarri, i ndezur nga erërat e forta, po përhapet në rrethin jugor të Limasolit dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave.

Dhjetëra prona janë dëmtuar, por nuk raportohet për viktima. Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Autoritetet qipriote kërkuan ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Izraeli pasi zjarri, i cili u raportua rreth mesditës të së Shtunës, u intensifikua ndërsa digjej në një zonë në veri të qyteteve të Limassol dhe Larnaca.

Ndërkohë, Presidenti Nicos Anastasiades tha  “është një ditë e vështirë për Qipron dhe përparësi për me është që të mos humbim asnjë jetë”.

Image
Pamje nga flaket e rena ne Qipro
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat