Ekonomia e Gjermanisë lindore i afrohet më shumë landeve perëndimore

Evropë

Ekonomia e Gjermanisë lindore i afrohet më shumë landeve perëndimore

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:17
Marco Wanderwitz

Gjermania Lindore gradualisht po e zvogëlon distancën me Gjermaninë Perëndimore, për sa i përket performancës ekonomike. Kjo del nga raporti aktual për gjendjen e bashkimit të Gjermanisë, të cilën e e prezantoi Komisioneri Federal i Qeverisë për Evropën Lindore, Marco Wanderwitz.

Fuqia ekonomike në pesë landet federale lindore gjermane dhe në Berlintani është rreth 81 përqinde landeve federale perëndimore. Dhjetë vjet më parë ishte gjashtë përqind më e vogël . Wanderwitz theksoi më tej se rënia ekonomike si rezultat i krizës së Coronas ishte më e vogël në lindje se në perëndim të Gjermanisë. Sidoqoftë, në tregun e punës, landet e reja vuajtën më shumë nga kriza.

Në vitin 2020, prodhimi i brendshëm bruto në lindje ishte pothuajse 78 përqind e nivelit të Gjermanisë Perëndimore. Dhjetë vjet më parë vlera ishte pak nën 70 përqind. 

Kabineti Federal diskutoi sot raportin vjetor mbi për gjendjen e bashkimit të Gjermanisë. Ndryshimet Lindje-Perëndim, qeveria i sheh veçanërisht në pozicionimet politike.

Megjithë sukseset e shumta në rrugën drejt kushteve të barabarta të jetesës, jo të gjithë qytetarët janë të kënaqur në mënyrë të barabartë. Komisioneri Lindor i Qeverisë Federale, Marco Wanderwitz, sheh njëskepticizëm bazë më të thellëndaj politikës dhe demokracisë te shumë gjermanolindorë.

Para çdo zgjedhjeje për në parlamentet e landeve federale të Gjermanisë lindore të shtetit të Gjermanisë Lindore ti pret duke u dredhur për të mësuar përqindjen që kanë arritur forcat ekstreme, tha Wanderwitz. Objektivi duhet të jetë bindja gjithnjë e më e madhe e njerëzve për sundimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat