Feston ditëlindjen presidenti i Italisë, ja sa vjeç mbush

Evropë

Feston ditëlindjen presidenti i Italisë, ja sa vjeç mbush

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:41
Sergio Mattarella

Më 23 korrik, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella mbush 80 vjeç. 

Një moment historik i rëndësishëm për një nga figurat kryesore të shtetit fqinj, i cili arrin në vitin e fundit të mandatit të tij dhe disa ditë para fillimit të semestrit të bardhë, më 3 gusht. 

Nuk ka dyshim që Sergio Mattarella është një nga figurat politike më të dashura nga italianët.

 Vitin e kaluar, ditëlindja e tij e 79-të u bë menjëherë një temë kryesore në mediat sociale, ku qindra mesazhe përshëndetëse mbërritën me hashtag #auguripresidente. 

Por Mattarella është gjithashtu presidenti që jetoi pandeminë, një nga figurat kryesore për rimëkëmbjen e vendit dhe njeriu që u gëzua në tribunat në Wembley për fitoren e Italisë në Euro 2020: një imazh që do të mbetet në histori . 

Bashkë me momentet më të rëndësishme të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat