Gjermania me kufizime për njerëzit e pavaksinuar

Evropë

Gjermania me kufizime për njerëzit e pavaksinuar

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:23
Angela Merkel

Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel, Helge Braun, ka paralajmëruar se kufizimet për njerëzit e pavaksinuar mund të jenë të nevojshme nëse rastet me COVID-19 rriten në muajt e ardhshëm.

Por Braun ka thënë në një intervistë për gazetën “Bild am Sonntag” se ai nuk pret një bllokim tjetër të lidhur me koronavirusin në Gjermani, shkruan Euronews.

Ai ka theksuar se njerëzit e pavaksinuar mund të ndalohen të hyjnë në vende si restorante, kinema dhe stadiume sepse rreziku i mbetur është shumë i lartë.

Ai ka potencuar se vaksinimi është i rëndësishëm për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda dhe se njerëzit e vaksinuar patjetër do të kenë më shumë liri sesa njerëzit e pavaksinuar.

Përpjekjet e Gjermanisë për t’u vaksinuar kanë rënë javët e fundit dhe kjo ka çuar në diskutime se si të inkurajohen ata që nuk kanë marrë ende vaksinën.

Më shumë se 60 përqind e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë ndërsa mbi 49 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat