Kjo është zona më e prekur nga moti i keq në Itali

Evropë

Kjo është zona më e prekur nga moti i keq në Itali

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:17
Rrëshqitje dheu në liqenin e Comos

Moti i keq me reshje shiu dhe breshër ka goditur Italinë Veriore. Zona më e prekur është ajo rreth liqenit të Comos, një nga atraksionet më të rëndësishme turistike në Itali.

Rrugët janë pushtuar nga dheu dhe balta ndërsa  disa fshatra kanë mbetur të izoluara. Autoritetet lokale kanë evakuar rreth 40 persona.

Autoritetet i bënë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë nëse nuk është e nevojshme për të mos penguar operacionit e shpëtimit.

Për shkak të një rrëshqitje tjetër në zonën e Laglio, rruga “Regina Vecchia” u mbyll dhe pothuajse të gjitha rrugët përreth liqenit tashmë janë të bllokuara.

Imazhet që po bëjnë xhiron e mediave sociale tregojnë momentin kur liqeni mbulohet nga mbeturinat e transportuara nga lumenjtë dhe përrenjtë.

Ndërsa stuhitë e breshërit janë një tipar i zakonshëm i Verës në këtë zonë  të Italisë, meteorologët shprehen se forca dhe frekuenca e stuhive këtë vit e ka bërë fenomenin “të pazakontë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat