Qielli bëhet i zi nga tymi, zjarre masive në periferi të Athinës

Evropë

Qielli bëhet i zi nga tymi, zjarre masive në periferi të Athinës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 18:07
Ilustrim

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.

Pamjet e realizuara tregojnë zonën e Dhrosopijit në Athinë, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.

Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.

Në qiell është parë një helikopter, i cili pritet të vejë nën kontroll flakët dhe të ndihmojë me shuarjen e vatrës.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat