Rrëzohet helikopteri turistik në liqenin rus

Evropë

Rrëzohet helikopteri turistik në liqenin rus

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Një helikopter turistik me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen në lindjen e largët të Rusisë, thonë zyrtarët.

Sipas mediave ruse, nëntë persona kanë mbijetuar.

Shërbimet e urgjencës dhe zhytësit janë dërguar në zonë për të kërkuar ata që ende nuk janë gjetur.

Helikopteri Mi-8 mbante turistë nga Moska dhe Shën Petersburg, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA. Raportohet se helikopteri është shtrirë në një thellësi prej 100 metrash në liqen.

Gadishulli Kamchatka – më shumë se 6,000 km në lindje të Moskës – është i popullarizuar në mesin e turistëve. Në korrik, të 28 personat në bordin e një avioni vdiqën në një aksident në gadishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat