​Çavusoglu: Ambasada e Turqisë në Kabul vazhdon aktivitetet e saj

Evropë

​Çavusoglu: Ambasada e Turqisë në Kabul vazhdon aktivitetet e saj

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 23:47
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha sot se ambasada e vendit të tij në Kabul do të vazhdojë aktivitetet e saj.

Në fund të vizitës së tij në Algjeri, ai deklaroi se Turqia kishte marrë masat e nevojshme në lidhje me misionet e saj diplomatike në Afganistan, raportojnë mediat turke.

Çavusoglu shtoi se Ankaraja është në kontakt me zyrtarët në Afganistan për të krijuar sigurinë e qytetarëve të saj.

Kujtojmë se, talibanët kanë marrë kryeqytetin e Aganistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat