Pamjet e rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus pranë Moskës, dyshohet për të vdekur

Evropë

Pamjet e rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus pranë Moskës, dyshohet për të vdekur

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:22
Foto

Një aeroplan transportues ushtarak rus është rrëzuar gjatë një fluturimi testues jashtë Moskës.

Siç njoftojnë mediet vendore, aeroplani u rrëzua pasi motori i tij i djathtë mori flakë gjatë uljes.

Tre persona ishin në bordin e aeroplanit të modelit “Ilyushin Il-112V”, ku dyshohet se ata kanë vdekur në aksident.

Konglomerati i mbrojtjes Rostec, konfirmoi aksidentin dhe tha se po mblidhte një komision për të hetuar incidentin.

Duke cituar burimet e saj, RIA Novosti tha se zjarri i motorit ishte shkaku i rrëzimit në bazën ajrore Kubinka në rajonin e Moskës.

TASS ka raportuar se gabimi i pilotit dhe dështimi i pajisjeve, janë gjithashtu ndër shkaqet që po hetohen.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat