La shtatzënë vajzën e mitur të gruas, 16-vjeçarja bën rrëfimin tronditës

Evropë

La shtatzënë vajzën e mitur të gruas, 16-vjeçarja bën rrëfimin tronditës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:27
Ilustrim

Një burrë është vënë në pranga nga policia turke në qytetin Diyarbakir pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë të bijën e mitur të bashkëshortes.

Njerku u kap nga policia pasi mjekët zbuluan se 16-vjeçarja ishte shtatzënë. Fillimisht ajo i tha nënës së nuk ndjehej mirë dhe të dyja iu drejtuan spitalit, por më pas mjekët kanë zbuluar se vajza ishte shtatzënë.

Sipas “Milliyet”, ky ka qenë momenti kur e mitura rrëfeu nënës së saj se abuzohej prej dy vitesh nga njerku i saj.

Fill pas rrëfimit, burri është kapur nga policia dhe tani do të akuzohet për abuzim me të mitur dhe abuzim me persona nën kujdestari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat