“Skuqet” shatërvani i Pallatit Buckingham në Britani

Evropë

“Skuqet” shatërvani i Pallatit Buckingham në Britani

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:17
Protestuesit e “Animal Rebellion”

Uji në shatërvanin jashtë Pallatit Buckingham është kthyer në ngjyrë të kuqe pasditen e sotme gjatë protestave për krizën klimatike. Protestuesit e “Animal Rebellion” u arrestuan pasi vandalizuan objektin ujor ë quajtur “Victoria Memorial”.

Sipas aktivistëve, ata dëshironin të tërhiqnin vëmendjen për “vaskën mbretërore të gjakut”.

“Kurora është pronarja më e madhe e tokave në Britani dhe e përdor këtë sipërfaqe për sporte gjaku, bujqësi dhe blegtori që shkatërrojnë fshatin dhe vrasin miliona kafshë çdo vit. Përdorimi i kësaj toke për të vrarë kafshët dhe planetin tonë është një vaskë gjaku mbretërore dhe ne jemi këtu për të thënë se sa më shumë pushtet që ke, aq më shumë përgjegjësi mbart për të udhëhequr rrugën drejt një të ardhmeje që është e përshtatshme për të gjithë”.

Image

Protestat për sensibilizimin e autoriteteve ndaj krizës klimatike kanë nisur që prej ditës së diel dhe deri më tani janë arrestuar më shumë se 200 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat