Horror! Djali ther nënën dhe njofton vetë policinë: E vrava

Evropë

Horror! Djali ther nënën dhe njofton vetë policinë: E vrava

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 19:57
Ilustrim

Një krim makabar ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një 48-vjeçar theri nënën dhe më pas njoftoi vetë policinë duke u dorëzuar.

“Unë vrava nënën time” tha autori, që dyshohet se vuante nga probleme psikologjike kohët e fundit.

Policia arriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke gjetur brenda shtëpisë 86-vjeçaren pa shenja jete të mbuluar me gjak dhe djalin që e vrau që i qëndronte pranë duke mbajtur thikën në duar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat