Banorët e Parisit u alarmuan nga stërvitja e forcave ajrore në përvjetorin e 11 Shtatorit

Evropë

Banorët e Parisit u alarmuan nga stërvitja e forcave ajrore në përvjetorin e 11 Shtatorit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Kur një Airbus A330, avion luftarak francez fluturoi në lartësi të ulët në Paris, të shtunën, qytetarët që e panë u shqetësuan, pasi ishte pikërisht në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë.

“Dukej si një shpërthim, ne nuk e dinim nëse ishte rrëzuar”, tha një banor për BFMTV, duke vënë në dukje se në 20 vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA “natyrisht që ne mendojmë për këtë!”.

Në fakt, Airbus ishte përfshirë në një stërvitje, me kryeministrin Jean Castex në bord.

Zyra e tij tha se avioni luftarak Rafale kishte kryer një stërvitje, shkruan BBC, trasmeton Klankosova.tv.

Pamjet e incidentit u postuan në internet nga banorët, përfshirë edhe këtë i cili shprehu shqetësimin për “këtë marrëzi të avionëve luftarakë”.

Zyra e Castex tha se ai ishte në Airbus për shkak të “përgjegjësive të tij në çështjet e mbrojtjes kombëtare”.

Ministrja e Forcave të Armatosura Florence Parly ishte gjithashtu në bord.

Avioni ushtarak ishte përdorur kohët e fundit në evakuimin e civilëve nga aeroporti i Kabulit në Afganistan.

Të dy avionët u ulën në bazën ajrore Vélizy-Villacoublay, në jug-perëndim të Parisit, të shtunën pasdite, pikërisht kur përkujtimet e 11 Shtatorit po mbaheshin përtej Atlantikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat