Zgjedhjet në Rusinë e Putinit: 20 vota menjëherë në kuti!

Evropë

Zgjedhjet në Rusinë e Putinit: 20 vota menjëherë në kuti!

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:07
Foto

Zgjedhjet për Dumën Shtetërore Ruse, dhomën e ulët të parlamentit, filluan më 17 shtator dhe do të zgjasin për tre ditë për shkak të pandemisë me coronavirus. Procesi zgjedhor në Rusi ndiqet pothuajse çdo vit nga parregullsi të shumta, ndërsa tani rruga është plotësisht e hapur për ata që duan të ndikojnë në rezultatet sepse nuk ka vëzhgues të huaj, siç është OSBE.

Një e tillë u vu re në Shën Petersburg, kur një i ri me maskë dhe kapelë me kokë të përkulur iu afrua kutisë me vota dhe futi, siç duket, mbi 20 fletëvotime në të.

Kamerat e vëzhgimit nuk arritën të gjurmonin lëvizjen e burrit të dyshimtë. Mediat ruse deklarojnë se përpjekja për të vjedhur votat nuk duhet të jetë aspak befasuese, por se mungesa e bashkësisë ndërkombëtare është shqetësuese.

Vëzhguesit e huaj të zgjedhjeve u regjistruan më herët, por planet kanë ndryshuar për shkak të coronavirusit. OSBE hoqi dorë nga kontrolli i zgjedhjeve për parlamentin rus, pas polemikave të shumta që shënuan fushatën zgjedhore.

Rusia e Bashkuar e presidentit aktual, Vladimir Putinit praktikisht tashmë ka fituar, duke pasur parasysh represionin e kundërshtarëve politikë që u krye në muajt e mëparshëm. Përveç opozitarit, Alexei Navalny dhe mbështetësve të tij, disa parti të tjera opozitare u ndaluan të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa shumë u shpallën “terroristë” dhe “tradhtarë”.

Rezultatet e para priten të hënën, 20 shtator, dhe Vladimir Putin votoi në mënyrë elektronike sepse ai është në izolim për shkak të coronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat