​Holanda bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore COVID-19

Evropë

​Holanda bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore COVID-19

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Që nga e shtuna, holandezëve që planifikojnë të vizitojnë restorante, ngjarje sportive ose vende kulturore do t’u kërkohet të tregojnë prova se janë vaksinuar kundër COVID-19, janë testuar negativisht ose janë shëruar nga virusi.

Masa vjen ndërkohë që vendi po heq kërkesën për distancim shoqëror prej 1,5 metrash.

“Kështu ne po bëjmë një hap të qartë drejt një shoqërie pa masa kufizuese kundër koronavirusit të ri”, njoftoi qeveria.

Në dritën e rënies së infeksioneve dhe niveleve të larta të vaksinimit, qeveria vendosi të heqë masat, me restorantet, baret, dyqanet, teatrot dhe madje edhe stadiumet që lejohen të funksionojnë sërish me kapacitet të plotë.

Sidoqoftë, nga e shtuna, vizitorët nga mosha 13 vjeç duhet të paraqesin certifikatën COVID-19 për t’u pranuar.

Ata që as nuk janë vaksinuar kundër virusit dhe as nuk janë shëruar prej tij mund të testohen falas në qendrat lokale të testimit.

Rregulli i ri ka ndezur polemika në vend.

Sipas një sondazhi të porositur nga autoritetet, rreth një e treta e popullsisë besojnë se rregulli po kufizon shumë lirinë e tyre.

Megjithatë, 30 për qind i mbështesin masat.

Kufizimet për shkollat dhe universitetet, si edhe kërkesa për të mbajtur një maskë tashmë janë hequr, ndërsa pritet të ndodhë edhe në transportin publik.

Klubet e natës ende duhet të mbyllen në mesnatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat