Papa Françesku, thirrje në mbështetje të refugjatëve

Evropë

Papa Françesku, thirrje në mbështetje të refugjatëve

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:20
Papa Françesku

Në meshën e kësaj të diele në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, Papa Françesku i kushtoi një vend të rëndësishëm ditës botërore të refugjatit dhe emigrantit, që përkujtohet çdo 26 Shtator.

Duke e pasur këtë kategori të përvuajturish si lajtmotiv të fjalimeve të tij të kohëve të fundit, Ati i Shenjtë bëri sërish thirrje që vendet e botës të mos u mbyllin dyert shpresave të tyre për një jetë më të mirë.

Për Papa Françeskun “është e rëndësishme të ecim së bashku, pa paragjykime, pa frikëra, për të ndihmuar më të dobëtit, emigrantët, refugjatët, të pastrehët dhe të braktisurit. Parimi sipas tij, është të ndërtojmë një botë gjithëpërfshirëse që nuk përjashton askënd”.

Thirrja e Papës lëshohet në një moment kur shpërnguljet masive të njerëzve janë evidente në shumë vende të botës, si në Afganistan, ku dhjetëra mijëra njerëz morën arratinë nga vendi pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, apo në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, ku mijëra emigrantë nga Amerika Latine presin me shpresën për një jetë më të mirë në Amerikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat