Kurz nën presion për dorëheqje si kancelar i Asutrisë

Evropë

Kurz nën presion për dorëheqje si kancelar i Asutrisë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:43
Sebastian Kurz

Shtohet presioni ndaj kancelarit austriak Sebastian Kurz pas vënies nën hetim për korrupsion nga prokuroria. Pas takimit me presidentin Aleksandër fan der Belen, mbrëmjen e të Enjtes, Kurz tha se nuk do të jepte dorëheqjen. I bindur në pafajësinë e tij, ai tha se do ta vazhdojë betejën ligjore deri në fund, duke mbajtur postin e kancelarit. Ai mori edhe mbështetjen e plotë nga grupi parlamentar i Partisë Popullore, që e drejton vetë.

Por protestat kundër tij tashmë kanë nisur. Të gjelbërit, partnerë të koalicionit qeverisës i kanë vënë si kusht aleatëve të tyre të mëdhenj, të gjejnë një emër tjetër për të drejtuar qeverinë, pasi Kurz nuk ka më besueshmëri me dosjen për korrupsion me mbi 100 faqe që i ka bërë gati prokuroria, me të cilat ai mund të dënohet deri në 10 vite burg.

Të gjelbërit i kanë lënë kohë Kurzit deri të Martën të dorëhiqet, në të kundërt kanë paralajmëruar se do të votojnë pro mocionit të mosbesimit të parashikuar për më 12 Tetor, me nismën së liberalëve të Neosit. Mjaftojnë që vetëm 6 deputetë të gjelbërve ta mbështesin mocionin dhe qeveria bie.

Sakaq, të gjelbërit janë përfshirë në negociata opozitarët socialdemokratë dhe Neosin për formimin së bashku të një qeverie, nëse bie qeveria e Kurzit. Negociatat po ndihmohen edhe nga presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat