Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Athinë, uji mbulon rrugët

Evropë

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Athinë, uji mbulon rrugët

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Pas zjarreve vdekjeprurëse gjatë muajit gusht, tashmë Greqia fqinje kërcënohet nga përmbytjet. Stuhia e ashtuquajtur “Athina” ka goditur veccanërisht pjesën veriore të vendit.

Pasojat e shkrumbimit i kanë hapur rrugë vërshimeve të ujit dhe rrëeqshqitjeve masive të dheut.

Një numër i madh vendbanimesh është përfshirë nga përmbytjet ndërsa rrugët e asfaltuara janë shkatërruar. Banorët shprehen se mungojnë të gjitha masat e nevojëshme pas gjendjes së emergjencës nga zjarret, pak javë më parë.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 200 shtëpi janë përmbytur ndërsa skuadrat e evakuimit janë në gatishmëri. Rrugët e transportit janë paralizuar ndërsa ështe rritur alarmi mbi përkeqësimin e situatës gjatë ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat