​Bullgaria arreston për spiunazh shkencëtarin rus Sergei Zonenko

Evropë

​Bullgaria arreston për spiunazh shkencëtarin rus Sergei Zonenko

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:50
Sergei Zonenko

Bullgaria njofton se ka arrestuar shkencëtarin e famshëm rus Sergei Zonenko. 60-vjeçari, i cili është ekspert për Teorinë e Shpërthimeve së bashku me gruan dhe djalin e tij janë arrestuar për spiunazh në qytetin e Stara Zagoras.

Sipas medieve, Zonenko jetoi për 8 vjet në Bullgari dhe ishte përgjegjës për Departamentin e Klasifikimit të municioneve në fabrikën Arsenal.

Kjo fabrikë prodhon sisteme artilerie, armë zjarri dhe municion. Më herët, Zyra e Prokurorit të Bullgarisë kishte paralajmëruar se një sabotazh i organizuar Shërbimi Ushtarak i Inteligjencës ruse (GRU) mund të ndodhte në këtë uzinë.

Zonenko është i diplomuar në Fakultetin e Mekanikës dhe Matematikës të Universitetit Shtetëror të Moskës. Në vitin 1987 ai mbrojti tezën në lidhje me sigurinë e reaktorëve bërthamorë. Ai është autor i një numri botimesh, duke përfshirë, gjoja, zbulime shkencore që lidhen me Teorinë e Shpërthimeve. Pas vitit 2010, ai filloi të zbatojë teorinë e tij në prodhimin e municioneve kumulative.

Për ndalimin e një rusi, Ministria e Brendshme e Bullgarisë kishte njoftuar javën e kaluar, por se emri i tij nuk ishte i njohur.

Përfaqësuesit e fabrikës kishin raportuar më parë ishin zhdukur mostrat e produkteve dhe dokumentacioni për to. Derisa Zonenko, së bashku me gruan dhe djalin e tij po përpiqeshin të largoheshin nga Bullgaria, dokumentet dhe sendet që mungonin u gjetën në makinën e tyre.

Në vitin 2020, një shpërthim ndodhi në depon e uzinës ku punonte Zonenko. Në muajin prill, Zyra e Prokurorit kishte thënë se dyshon që oficerë GRU-së ruse janë të përfshirë në këtë eksplodim, gjithashtu, të akuzuar edhe për një sabotim të ngjashëm në Republikën Çeke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat