Turqia pret një delegacion taliban

Evropë

Turqia pret një delegacion taliban

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:02
Ministri i Jashtëm i qeverisë së udhëhequr nga talibanët, Amir Khan Muttaqi. Fotografi nga arkivi.

Ndihma humanitare, migracioni, transporti ajror dhe tregtia do të jenë tema të diskutimit të një delegacioni të talibanëve me zyrtarë të Turqisë.

Ministri i Jashtëm në detyrë i qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, Amir Khan Muttaqi do të takojë më 14 tetor ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu në Ankara.

Talibanët e rrëzuan qeverinë afgane të mbështetur nga Perëndimi në gusht pas një ofensivë të shpejt në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta, derisa forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja po tërhiqeshin duke i dhënë fund konfliktit dy-dekadësh.

Edhe pas tërheqjes së vendeve perëndimore nga Afganistani dhe evakuimit të personelit të tyre, Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, e mbajti të hapur ambasadën e saj në Kabul.

Ankaraja ka bashkëpunuar me Katarin për të ndihmuar në operimin e aeroportit të Kabulit dhe rihapjen e tij për udhëtime ndërkombëtare.

Ekonomia e Afganistanit është buzë kolapsit pasi fondet e huaja janë ndërprerë.

Çmimet e ushqimeve dhe papunësia ka shënuar rritje. Qeveria e talibanëve nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar pasi ndaj tyre janë vënë kushte që përfshijnë respektimin e të drejtave të njeriut.

Vizita e delegacionit taliban në Turqi vjen një ditë pasi ministri Çavusoglu u tha gazetarëve se ai dhe ministrat nga vendet e tjera planifikojnë të vizitojnë Kabulin për bisedime me talibanët./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat