Fatura e energjisë elektrike rritet për 44% në Spanjë

Evropë

Fatura e energjisë elektrike rritet për 44% në Spanjë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:16
Ilustrim

Kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë është rritur me një mesatare prej 44% në një vit. 

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke iu referuar shtatorit 2021 në lidhje me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Sipas INE-s, çmimi i energjisë elektrike është faktori i pare i cili solli inflacionin në 4% në shtator, një shifër që ishte tashmë ishte parashikuar në fund të muajit të kaluar e më pas kontribuoi edhe në rritjen e kostove të karburantit.

Të dhënat e reja nga INE-s mbërritën në Dhomën e Deputetëve, ku pritet një dekret i qeverisë i cili synon të kufizojë ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për familjet dhe kompanitë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat