Sulmi në Norvegji, dyshohet se autori kishte probleme mendore

Evropë

Sulmi në Norvegji, dyshohet se autori kishte probleme mendore

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 00:35
Norvegji

Ky xhirim amator tregon momentin e dorëzimit të autorit të sulmit me shigjeta në qytezën Kongsberg të Norvegjisë, mbrëmjen e të Mërkurës… një ngjarje ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Autori është një 37-vjeçar nga Danimarka, i identifikuar si Espen Andersen Brathen që shihni në këtë foto. Mediat vendase hedhin dyshime se autori vuan nga probleme mendore, pasi është paraqitur disa herë në klinikat e zonës ku ka kërkuar ndihmë. Thuhet po ashtu se ai ishte konvertuar në mysliman dhe ishte një individ i njohur për policinë. Hetuesit ende nuk japin detaje për motivet e ngjarjes dhe nuk përcaktojnë nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist.

37-vjeçari nisi të godasë me shigjeta rreth orës 6 e 47 të pasdites me orën lokale, pranë një supermarketi, duke ua drejtuar ato klientëve dhe kalimtarëve. Akti mori fund pas gjysmë ore, me ndërhyrjen e policisë që qëlloi përdori edhe armët për ta detyruar autorin të dorëzohej.

Ky sulm është më i rëndi pas atij të ekstremistit të djathtë Anders Breivik që vrau 77 persona në ishullin Utoja në Korrik 2011.

Pamjet KËTU.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat