Hapet gropa në mes të rrugës, stuhia “gëlltit” autobusin

Evropë

Hapet gropa në mes të rrugës, stuhia “gëlltit” autobusin

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 08:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu ka goditur të gjithë rajonin. Një nga shtetet më të prekura është Greqia, pasi shumë rrugë dhe shtëpi janë përmbytur.

Nga Selaniku vijojnë imazhe të pabesueshme. Si pasojë e stuhisë “Ballos” është çarë rruga dhe është hapur një gropë brenda së cilës ka përfunduar një autobus.

Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Stuhia vazhdon në Greqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat