Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Evropë

Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:04
Ambasadori Christopher Hill me gazetën "Bota sot" në duar

Diplomati amerikan, Christopher Hill, u emërua ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Shtëpia e Bardhë tha se emërimin e bëri presidenti amerikan, Joe Biden.

Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990.

Hill ishte edhe i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë. Ai po ashtu ishte ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut dhe për kohë të shkurtër në Shqipëri.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat