Kaos në spitalet greke prej koronavirusit, veriu goditet rëndë

Evropë

Kaos në spitalet greke prej koronavirusit, veriu goditet rëndë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Koronavirusi është duke “skanuar” një pjesë të madhe të popullsisë në Greqinë e veriut, madje edhe në zona kufitare me Shqipërinë duke bërë që spitalet të jenë të mbushura dhe vendet e lira të numërohen me gishtat e njërës dorë.

Mediat greke raportojnë se spitali kryesor i Selanikut nuk ka asnjë vend në shërbimin intensiv, ndërsa gjenden edhe katër të intubuar, të cilët janë në rrezik serioz për jetën,informon abcnews.al.

Stafiet e spitaleve janë duke hasur vështirësi në gjetjen e shtretërve të lirë për pacientët, ndërsa raportohen se pjesa dërrmuese e atyre që janë të intubuar apo në shërbimin intensive nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë në të gjitha njësitë e kujdesit intensive. I kanë mushkëritë e shkatërruara dhe nuk oksigjenojnë dot trupin. Tmerrohesh kur sheh një mushkëri të një të sëmuri me koronavirus”, u shpreh drejtori i shërbimit mjekësor të spitalit të Serresit, Dimitris Balaxis.

Në Kavala, të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv janë të zënë po ashtu. Në spitalin e Aleksandropolisit kanë mbetur vetëm 3 shtretër bosh ndërsa në Larisën “e kuqe” spitalet funksionojnë në limite.

“Të dy spitalet në Larisa janë plot me të shtruar në kujdesin intensive. Nuk ka shtretër të tjerë”, nënvizoi prefekti i Thesalisë, Costas Agorastos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat