Vrasja e deputetit anglez, arrestohet djali i këshilltarit të ish -kryeministrit somalez

Evropë

Vrasja e deputetit anglez, arrestohet djali i këshilltarit të ish -kryeministrit somalez

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:27
David Amees

Policia britanike ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e deputetit britanik David Amees.  Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, djali i këshilltarit të ish kryeministrit somalez, i cili do të merret në pyetje nga autoritetet deri të premten.

Sipas hetimeve të mëparshme, arsyeja e krimit dyshohet të jetë ekstremizmi islamik, tha policia në një deklaratë të premten.

David, i cili ka shërbyer si deputet konservator që nga viti 1983, u godit disa here me thikë pranë një kishe Metodiste në Leigh-on-Sea.  David gjithashtu  ishte i martuar dhe kishte  katër vajza dhe një djalë.

Ky është deputeti i dytë që është vrarë gjatë viteve të fundit pas vrasjes së deputetit të Partisë Laburiste Jo Cox në qershor 2016. Sulmi i fundit ka ngritur shqetësime për sigurinë e deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat