Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Rusi

Evropë

Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Rusi

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën mbështeti propozimin e Kabinetit për të shpallur një javë jo pune dhe për të mbajtur punëtorët rusë larg zyrave të tyre pasi vdekjet nga koronavirusi u rritën në një rekord tjetër ditor, shkruan France24.

Task forca qeveritare të mërkurën raportoi 1,028 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Rusisë në 226,353, që është deri tani më i larti në Evropë.

Putin tha të mërkurën se ai mbështet propozimin e Kabinetit për të futur një periudhë jofunksionale duke filluar nga 30 Tetori dhe duke zgjatur deri në javën tjetër, kur katër nga shtatë ditët tashmë janë festa shtetërore. Ai shtoi në disa rajone ku situata është më kërcënuese, periudha jo-pune mund të fillojë që të shtunën.

Në disa rajone, infeksionet në rritje i detyruan autoritetet të pezullojnë ndihmën mjekësore për popullatën pasi objektet e kujdesit shëndetësor u detyruan të përqëndrohen në trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat