Vala e re e COVID, kush është vendi i parë që rikthen lockdown

Evropë

Vala e re e COVID, kush është vendi i parë që rikthen lockdown

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:57
Ilustrim

Letonia bëhet vendi i parë që ka rikthyer lockdown me nisjen e valës së re të COVID.

Bllokimi është njoftuar për një muaj. Kjo masë ekstreme vjen për shkak se Letonia pasi e menaxhoi mirë pandeminë për muaj të tërë tashmë është një prej vendeve me shifrat më të larta të rasteve të reja me COVID në raport me popullsinë në botë, sipas CDC.

“Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik. E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vaksinohemi”, tha kryeministri, Kršjānis Kariņš raporton The Guardian. Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte fajtore për rritjen e shtrimeve në spitale.

Vetëm 57% e 1.9 milion letonezëve janë vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE -së prej 74%. Qeveria vendosi një shtetrrethim njëmujor gjatë natës, nga 8 pasdite në 5 të mëngjesit, këtë javë dhe mbylli shkollat dhe të gjitha dyqanet jo thelbësore.

Javën e kaluar, presidenti Letonez, Egils Levits, rezultoi pozitiv me koronavirus, duke e detyruar presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, i cili ishte takuar me Levits një ditë më parë, të izolohej.

Letonia është vendi i parë në Evropë që rivendos një bllokim total me nisjen e valës së re të Covid. Duhet theksuar se pandemia ka goditur veçanërisht vendet me vaksinime të ulëta në Evropën qendrore dhe lindore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat