Gjermania përfshihet sërish nga stuhi të furishme

Evropë

Gjermania përfshihet sërish nga stuhi të furishme

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:30
Ilustrim

Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë sot pjesën më të madhe të Gjermanisë, duke rrëzuar pemë, duke pezulluar shërbimet hekurudhore dhe duke dëmtuar ndërtesat.

Autoritetet portuale lëshuan paralajmërim për vërshime të pritshme në Detin e Veriut dhe grykëderdhjet e lumenjve Weser dhe Elba pasdite dhe në mbrëmje, raporton ATSh.

Trafiku hekurudhor u ndal plotësisht në shtetet e Turingisë, Saksonisë dhe Saksonisë-Anhaltit, në një brez të gjerë përgjatë Gjermanisë qendrore dhe lindore.

Shërbimi Meteorologjik gjerman (DWD) parashikoi se kushtet e rrezikshme të motit do të përhapen edhe në veri dhe lindje gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat