Putin: Heqja e të drejtës së veto-së do të shkatërronte Kombet e Bashkuara

Evropë

Putin: Heqja e të drejtës së veto-së do të shkatërronte Kombet e Bashkuara

Nga: F. B Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:33
Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi sot se heqja e mundësisë së veto-së për anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të shkatërronte trupin botëror, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Si njofton agjencia e lajmeve “Reuters”, Rusia është njëra nga pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Me vite të tëra vendet anëtare të KS të OKB po përballen me presionin për të reformuar organizatën, ashtu që të merret parasysh ndryshimi në demografinë botërore dhe në ekonomi që nga themelimi i saj pas Luftës së Dytë Botërore.

Mirëpo, presidenti i Federatës Ruse Putin në një takim me ekspertët rus ka deklaruar se “heqja e të drejtës së veto-së  në këtë trup botëror do të sillte këtë organizatë në vendin e tregimit të zbraztë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat