Moti i keq “mbërthen” Evropën, 4 të vdekur në Poloni

Evropë

Moti i keq “mbërthen” Evropën, 4 të vdekur në Poloni

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Stuhia shkakton 4 viktima në Poloni, dëme të shumta në disa shtete europiane

Një stuhi e fuqishme vjeshte ka mbërthyer disa pjesë të Europës duke vrarë katër persona në Poloni dhe duke shkaktuar dëme në disa shtete.

Sipas mediave polake, të katër viktimat u shënuan në rajonin e Silesisë së Poshtme. Një person humbi jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga ndërsa një punëtor ndërroi jetë si pasojë e shembjes së një muri.

Në qytetin perëndimor polak të Wroclaw, dy persona gjetën vdekjen e menjëhershme pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre.

Transporti hekurudhor u ndërpre në Francë, Gjermani dhe Holandë dhe çatitë e shumë ndërtesave u dëmtuan nga stuhia e fortë.

Në Holandë janë plagosur të paktën katër persona ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Stuhia ka goditur edhe Anglinë jugore me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ku nuk përjashtohet rreziku për përmbytje.

Shpejtësia e erës në Francën Veriore  arriti 175 kilometra në orë duke lënë rreth 250,000 shtëpi franceze pa energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat