Lukashenko me refugjatët dhe mikun e tij më të mirë, dëshiron ta çojë BE-në në kolaps

Evropë

Lukashenko me refugjatët dhe mikun e tij më të mirë, dëshiron ta çojë BE-në në kolaps

Nga: Sherif Ramabaja Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:29
Alexander Lukashenko (l), Presidenti i Bjellorusisë, mirëpret Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një takimi.

Diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko, aktualisht po zhvillon një luftë hibride kundër BE-së. Ai kontrabandon mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme nëpërmet Minskut në Poloni. BE-ja tani duhet ta pranojë se mund t'i japë fund kësaj lufte, vetëm nëse negocion me shenjtorin mbrojtës të Lukashenkos. Dhe ai ndodhet në Moskë.

Marrëdhëniet midis Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian nuk kanë të bëjnë me migrimin apo hakmarrjen për sanksionet, por me luftën hibride. Qëllimi i tyre është të destabilizojnë Bashkimin Evropian. Situata përkeqësohet nga fakti se marrëdhëniet e vështira të Polonisë me BE-në po ekspozohen ndaj presionit të mëtejshëm. E vetmja fuqi e madhe në Evropë, Rusia, dokumenton aftësinë e saj për të vënë nën presion BE-në, tani edhe në këtë fushë.

Presidenti Lukashenko reagoi zyrtarisht ndaj sanksioneve të BE -së duke theksuar se emigrantët nuk duhet të ndalen më në rrugën e tyre drejt BE -së. Në realitet, rruga e migrimit u krijua efektivisht vetëm më pas. BE vendosi sanksionet pasi një aeroplan brenda BE-së mbi territorin Bjellorusi, u detyrua të ulej në Minsk nga qeveria bjelloruse për të arrestuar një bloger që udhëtonte në të. Sanksionet e mëvonshme ekonomike, iu shtuan dënimeve të përdorura tashmë (kufizimet e udhëtimit, ngrirja e kredisë). Linja ajrore shtetërore Belavia është ndaluar të fluturojë mbi territorin e BE-së. Ajo ka vazhduar ta bëjë këtë me avionë të marrë me qira që atëherë.

Fuqia e prirur e Rusisë: Putin dhe Lukashenko në luftë kundër BE-së

Ishte e parashikueshme që sanksionet ekonomike do të bënin pak punë, sepse Bjellorusia nuk është e vetme, por ka një fuqi ekonomikisht dhe ushtarakisht të qëndrueshme, Rusinë. Prandaj është krejtësisht e pabesueshme, që Rusia nuk qëndron prapa kontrabandës së vazhdueshme dhe tani të intensifikuar të njerëzve nga Bjellorusia në BE. Përveç marrëdhënieve energjetike dhe sulmeve të informacionit, Rusia ka një fushë tjetër në të cilën mund të destabilizojë BE -në.

Rruga e migrimit duhet të vlerësohet gjithashtu në kontekstin e zgjerimit gjeopolitik, të ndikimit rus rreth Detit të Zi. Dihej mirë se presidenti Putin përdor çdo mundësi për të dobësuar BE-në. Presidenti rus nuk i ka fshehur kurrë planet e tij. Megjithatë, për gati dy dekada, qeveritë e shteteve të BE-së u vendosën në një zonë rehatie në të cilën ata besonin se, Brukseli ishte qendra e botës dhe se takimet e BE-së ishin të rëndësishme.

Kjo është arsyeja pse shtetet e BE-së nuk janë në gjendje të veprojnë përsëri. Qeveritë e kanë ditur që nga viti 2015 se mbrojtja e kufijve të jashtëm është e rëndësishme, nëse duhet të kontrollohet migrimi. Por në vend që ta bënin këtë, ata donin të transferonin masat e parandalimit dhe t'i shërbenin Turqisë dhe vendet e Afrikës së Veriut për miliarda euro. Polonia, Letonia dhe Lituania tani janë përballur me pyetjen, se si të mbrojnë kufijtë e tyre. Polonia ka filluar të zgjerojë sigurinë me tela me gjemba dhe dyshohet se refuzon emigrantët në kufi. Megjithatë, këto refuzime, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit evropian (të quajtura shtytje), nuk mund të maten, sepse qeveria polake nuk lejon asnjë monitorim ndërkombëtar të kufirit të saj lindor. Prandaj, qeveria polake vendosi të mos mbështesë organizatën e BE-së Frontex, e cila është përgjegjëse për sigurinë kufitare dhe me seli në Varshavë.

Më shumë se kontrabandë: fluturimi për në Minsk për 5000 dollarë

Edhe nëse informacioni për numrin e kalimeve kufitare ndryshon, shumica e njerëzve që vijnë janë nga Iraku , Afganistani, Siria , Pakistani dhe vendet e Afrikës Veriore. Ata duket se po kërkojnë dhe gjejnë rrugën për në Gjermani. Ata nuk janë dhe nuk duan të regjistrohen në Poloni , por duan të kalojnë në Gjermani. Ndërsa në gusht erdhën midis 400 dhe 700 migrantë, në shtator ishin tashmë rreth 2000 dhe në tetor priten mbi 3000 migrantë. Gjithsej 3,500 kalime kufitare nga Bjellorusia në BE u zbuluan në gusht dhe 7500 në shtator.

Emigrantët janë dërguar nga qytete të ndryshme në Minsk - me sa duket për një çmim midis 5,000 dhe 7,000 dollarë - dhe prej andej ata dërgohen me autobus në kufi. Sipas raportimeve, ata po mbështeten nga autoritetet bjelloruse për ta kaluar kufirin, për shembull duke u ofruar informacione se ku nuk ka aktualisht kontrolle kufitare. Në këtë aspekt, formulimi i ministrit të Jashtëm federal është i saktë, përkatësisht se presidenti Lukashenko është “kreu i një rrjeti kontrabandues shtetëror”. Por ky titull nuk kap thelbin e problemit, i cili nuk është se njerëzit janë kontrabanduar përtej kufirit, por se BE-ja do të destabilizohet si rezultat. Formulimi i Maas është një banalizëm.

Pothuajse asnjë kundërmasë: BE e pafuqishme dëshiron të flasë me Rusinë

Çfarë mund të bëjë BE për këtë? Përgjigja e trishtueshme është: Pothuajse asgjë. Masat e sigurisë kufitare të zbatuara nga Polonia janë masa që u zbatuan shumë vonë në funksion të situatës së njohur prej kohësh. Ka kuptim që patrullimet e përbashkëta kufitare nga forcat polake dhe gjermane mund të mbështesin sigurinë kufitare, por ato nuk do ta kthejnë valën e migrantëve. Kjo vlen edhe për kontrollin e intensifikuar të pranimit, që migrantët mund t'i marrin dhe t'i sjellin ata në një procedurë azili. Sindikata e policisë tashmë është ankuar për “mungesë të pajisjeve dhe organizimit”. Bazuar në përvojën e vitit 2015, nuk pritet që më vonë azilkërkuesit të shpërndahen në BE.

Qeveritë e BE-së po marrin masa për të ushtruar presion mbi linjat ajrore që sjellin emigrantë në Minsk dhe për të kërcënuar operatorët turistikë që shesin bileta përkatëse të fluturimit. Qeveria irlandeze tashmë ka vënë në dukje se Belavia as që mund të parandalohet të fluturojë në BE, sepse kontratat e qirasë janë lidhur para sanksioneve. Të gjitha këto përpjekje për të ndikuar në situatën janë të pafuqishme dhe të vogla. Nëse situata në kufijtë midis Bjellorusisë dhe BE përkeqësohet sepse numri i emigrantëve vazhdon të rritet dhe i ftohti po rrezikon njerëzit, shtrirja e plotë do të jetë qartë e dukshme.

Nëse shtetet e BE-së duan të ndryshojnë diçka në situatë, ata duhet të njohin thelbin e problemit. Ky është destabilizimi i synuar i BE-së. Kjo është arsyeja pse mënyra për të ndikuar në qeverinë bjelloruse nuk është nëpërmjet agjencive të udhëtimit në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, por nëpërmjet Moskës. Këtu ndodhet personi kontaktues (Putini ) për negociatat për situatën gjeopolitike. E vetmja gjë për t'u frikësuar është se asnjë qeveri e BE-së në Rusi aktualisht, nuk po merret seriozisht. Të gjitha qeveritë e BE-së e kanë arritur këtë me ndershmëri përmes mosveprimeve. Fatura po vjen dhe në të ardhmen do të fokusohet gjithnjë e më shumë në Uashington. Sepse është i vetmi aleat i BE-së që presidenti Putin e merr seriozisht.

Për Rusinë, shtetet e BE-së nuk janë më partnerë diskutimi në baza të barabarta. Situata midis shteteve të BE-së dhe Rusisë është përmbysur plotësisht dhe rrënjësisht në njëzet vjetët e fundit. Arsyeja për këtë është se në Rusi u zbatua një politikë e jashtme e orientuar drejt një strategjie të tillë, taktikisht fleksibël dhe shtetet e BE-së besonin se mund t´i largoheshin asaj.

Rreth ekspertit

Prof Dr. Thomas Jäger është që nga viti 1999 ligjërues për Politikën Ndërkombëtare dhe Politikën e Jashtme në Universitetin e Këlnit. Hulumtimi i tij fokusohet në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe në politikën e jashtme amerikane dhe gjermane./Eksperti i online i FOCUS  Thomas Jäger, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat