Johnson, thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë

Evropë

Johnson, thirrje qytetarëve të vaksinohen me dozën e tretë

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:00
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u bëri thirrje britanikëve të bëjnë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Në një video të postuar në Twitter, kryeministri theksoi se ”sa e rëndësishme është të marrësh dozën përforcuese kundër Covid-19”.

“Sigurisht, është e vërtetë që pothuajse çdo i rritur në këtë vend ka marrë tashmë dozën e dyfishtë dhe, falë kësaj, ne kemi arritur të kthehemi në jetën tonë normale, por ne gjithashtu e dimë se mbrojtja nga vaksinat zvogëlohet me kalimin e kohës dhe kështu njerëzit që janë më të prekshëm ndaj Covid dhe që e kanë marrë dozën e dytë më shumë se gjashtë muaj më parë, tani janë në rrezik më të madh. Pandemia nuk ka mbaruar dhe rreziku nuk është zhdukur”, theksoi Johnson, raporton ATSh.

“Doza e tretë është po aq jetike, sa dy të tjerat. Eshtë e vetmja mënyrë për të forcuar imunitetin tuaj dhe të familjes suaj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat