Rriten rastet me COVID-19 në Itali

Evropë

Rriten rastet me COVID-19 në Itali

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Shkalla e incidencës së Covid-19 në Itali është sërish në rritje, sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

“Që nga e enjtja, një mesatare mbarëkombëtare prej 34 rastesh për 100 000 banorë u regjistrua në shtatë ditët e mëparshme”, tha ministria në përditësimin e saj javor për COVID-19.

Në javën e kaluar, shkalla e incidencës shtatëditore ishte 29 raste për 100 000 banorë, raporton ATSh.

Ekspertët e shëndetësisë nuk e panë këtë rritje si shkak për alarm.

“Pandemia është ende nën kontroll në Itali”, tha eksperti Silvio Brusaferro, duke shtuar se përhapja e virusit ishte më e kufizuar se në vendet e tjera.

Të premten, autoritetet regjistruan pothuajse 3 900 infeksione të reja COVID-19 dhe rreth 40 vdekje nga virusi brenda një dite.

Pothuajse 82 për qind e personave mbi 12 vjeç janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga mbrëmja e së premtes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat