Thunberg: Kemi nevojë për presione publike dhe jo vetëm samite për klimën

Evropë

Thunberg: Kemi nevojë për presione publike dhe jo vetëm samite për klimën

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:48
Greta Thunberg

Aktivistja e klimës, Greta Thunberg, ka thënë se samitet nuk do të çojnë drejtë veprimeve për qëllimet klimatike nëse nuk do të ndryshohen edhe kërkesat publike.

Ajo në një intervistë për BBC përpara samitit të klimës COP26, deklaroi se njerëzit duhet të “çrrënjosin sistemin”.

“Ndryshimi do të vijë kur njerëzit të kërkojnë ndryshim. Kështu që ne nuk mund të presim që gjithçka të ndodhë në këto samite”, tha ajo.

Ajo akuzoi gjithashtu politikanët se po gjejnë justifikime sa i përket përmirësimit të klimës.

Samiti i klimës COP26 do të zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë, Glasgow, nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Ky është samiti më i madh i ndryshimeve klimatike që nga bisedimet historike që u zhvilluan në Paris në vitin 2015, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat